Një lajm i trishtë ka prekur familjen, miqtë dhe të njohurit e tij në Skenderaj.
Ka ndërruar jetë papritur Zahit Uka, nga fshati Syriganë i Komunës së Skenderajt, ish instruktor në shkollën profesionale “Qendra e Kompetencës” në Skenderaj.
I ndjeri ka ndërruar jetë në Gjermani, ku prej vitesh jetonte dhe punonte.
Vdekja e tij ka lënë pas dhimbje të madhe te familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën.






