spot_img

Identifikohet pas 27 vitesh Idriz Rrecaj, djali i tij: Më në fund kemi përgjigjen që e kemi pritur për kaq gjatë

spot_img
spot_img
spot_img

Pas 27 vitesh dhimbje, pritjeje dhe pasigurie, familja e veprimtarit nga Skenderaj, Idriz Rrecaj, ka marrë më në fund përgjigjen për fatin e tij.

Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij, Shpëtim Rrecaj, i cili njoftoi se institucionet e Kosovës e kanë konfirmuar zyrtarisht, përmes analizave të ADN-së në Hagë, identifikimin e prindit të tij.

Idriz Rrecaj ishte pjesë e grupit të intelektualëve nga rajoni i Mitrovicës, të cilët u zhdukën gjatë luftës së Kosovës. Mbetjet e tij janë identifikuar pas gjetjes në varrezën masive në Kalludër.

Pas më shumë se dy dekadash pritjeje, familja më në fund mund ta mbyllë një kapitull të dhimbshëm të pasigurisë dhe ta përkujtojë të dashurin e saj me një vend ku mund të prehet.

Shpëtim Rrecaj ka shprehur mirënjohje për institucionet dhe të gjithë ata që ndër vite kanë punuar për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.

Lajmi i fundit
LAJME TJERA