Për të katërtën ditë me radhë, sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë është mbushur me qytetarë që po marrin pjesë në protestën në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.
Në mesin e protestuesve janë parë figura të njohura publike, përfaqësues të institucioneve dhe aktorë të ndryshëm të jetës politike e shoqërore në vend, transmeton Klankosova.tv.
Ajo që ka rënë veçanërisht në sy gjatë këtyre katër ditëve është pjesëmarrja e madhe e të rinjve.
Ata kanë qenë të pranishëm në numër të konsiderueshëm në shesh, duke u bërë një nga grupet më të dukshme të protestuesve.
Klan Kosova i ka përcjellë nga afër protestat gjatë të katër ditëve, duke sjellë për publikun video dhe pamje direkte nga vendi i ngjarjes.
Pamjet tregojnë praninë e madhe të të rinjve në këto protesta, të cilët kanë qenë aktivë dhe të zëshëm gjatë tubimeve në sheshin “Skënderbeu”.





