spot_img

Urrejtja dhe propaganda kundër UÇK-së po kultivohen pikërisht aty ku më së paku e presim!

spot_img
spot_img
spot_img

Se sa thellë është shtrirë lufta propagandistike kundër UÇK-së, nuk ka nevojë të kërkojmë shumë larg. Mjafton t’i dëgjojmë fëmijët se çfarë dëgjojnë në shtëpitë e tyre.

Një ditë para vendimit të Gjykatës Speciale, më 16 shtator 2026, një nxënëse më pyeti:

“A kemi mësim nesër?”

Pyetja më intrigoi, duke pasur parasysh thirrjet e ambasadave për kujdes, për shkak të mundësisë së tensioneve në ditën e vendimit.

E pyeta:

“Pse, çfarë ka nesër? A është ndonjë festë?”

Ajo m’u përgjigj:

“Jo, jo, nesër është gjyqi!”

Kjo më nxiti të zhvilloja një bisedë me nxënësit, për të kuptuar se çfarë dinin për UÇK-në dhe për procesin në Hagë.

I pyeta:

“Pse po gjykohen udhëheqësit e UÇK-së?”

Përgjigjja e parë më tronditi:

“Po gjykohen sepse kanë bërë masakra ndaj popullit të vet!”

I tronditur nga përgjigjja, pyeta se ku e kishin dëgjuar këtë.

Fëmijët u përgjigjën:

“I kemi dëgjuar prindërit tanë duke folur.”

Kjo përgjigje ishte e dhimbshme dhe tronditëse. Fëmijët nuk e krijojnë vetë një gjykim të tillë. Ata shpesh përsërisin atë që dëgjojnë nga të rriturit. Kjo na kujton se sa thellë mund të depërtojë propaganda kur hyn në familje dhe përcillet brez pas brezi si një e vërtetë e padiskutueshme.

Nuk duhet të kemi frikë nga pyetjet, nga e vërteta dhe nga drejtësia. Por duhet të kemi kujdes të madh që fëmijëve të mos u përcjellim urrejtje, paragjykime, akuza të pambështetura apo rrëfime të rreme.

Më e dhimbshmja është se, pa e kuptuar, ne mund t’i brumosim fëmijët tanë me rrëfime negative, me trillime dhe me paragjykime.

Ndërkohë, në anën tjetër të kufirit, fëmijët serbë rriten me narrativa propagandistike kundër UÇK-së dhe kundër popullit të Kosovës.

Fëmija nuk e di kush ka të drejtë. Ai beson atë që dëgjon nga të rriturit, sidomos nga prindërit. Prandaj, propaganda nuk fillon gjithmonë në libra apo në media. Ndonjëherë ajo fillon në familje.

Apel për prindërit

Mos i infektoni fëmijët me urrejtje, paragjykime dhe të pavërteta rreth luftës çlirimtare, historisë sonë dhe krijimit të shtetit të Kosovës.

Flisni me ta me maturi. Mësojini të pyesin, të dëgjojnë dhe të kuptojnë të vërtetën. Mësojini fëmijëve të vërtetën për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe sakrificën e saj për liri, të cilën sot e gëzojmë.

Fëmijët nuk kanë faj për atë që dëgjojnë në shtëpi. Ata u besojnë prindërve dhe shpesh e marrin si të vërtetë çdo gjë që u thuhet.

Le t’u lëmë brezave të rinj jo barrën e urrejtjes, por përgjegjësinë për të kërkuar të vërtetën, për të ruajtur dinjitetin dhe për të ndërtuar një Kosovë më të drejtë mbi sakrificën e brezave.

Prof. Elhami Qeriqi

Lajmi i fundit
LAJME TJERA