Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar për zhvillimet e sotme në Kuvendin e Kosovës.
Ky reagim i tij ka ardhur pasi deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë dhënë votën pro kandidates së Listes Serbe për nënkryetare të Kuvendit, Tanja Vujoviq dhe pasi që ka nisur seanca për formimin e Qeverisë së re.
Në sallë të Kuvendit, përveç deputetëve të VV-së, janë edhe ata të Listës Serbe.
Për këtë pamje, ka ironizuar kreu i kryeqytetit.
“Sot paskan vendos mos me qenë patriota me “popullin serb”. Para dy dite po. Sot, jo. Patriotizmi, sot në Vetevendosje e paska pushim! Pamje historike”, ka shkruar Rama, teksa ka shpërndarë edhe fotografinë ku shihen deputetët e VV-së dhe të Listës Serbë në seancën e Kuvendit. /Klankosova.tv




