spot_img

Aktakuza për Prekazin: Milorad Ulemek “Legija” dyshohet se udhëhoqi sulmin ndaj familjes Jashari

spot_img
spot_img
spot_img

Personi kryesor që akuzohet për udhëheqjen e sulmit ndaj familjes Jashari është Milorad Ulemek, i njohur me nofkën “Legija”.

Sipas Prokurorisë Speciale, Ulemek ishte në krye të Njësisë për Operacione Speciale dhe kishte për detyrë ta sulmonte drejtpërdrejt shtëpinë e familjes së Shaban Jasharit.

“Këtë Njësi për Operacione Speciale e ka udhëhequr Milorad Ulemek ‘Legija’, i cili e ka pasur për obligim dhe detyrë që ta sulmojë drejtpërdrejt shtëpinë e familjes së Shaban Jasharit. Kështu ka ndodhur edhe në terren”, u bë e ditur gjatë konferencës së Prokurorisë Speciale.

Ulemek është në mesin e 35 personave ndaj të cilëve Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në mungesë për krimet e luftës të kryera në Prekaz.

Lajmi i fundit
LAJME TJERA