spot_img

Komuna e Drenasit bënë homazhe në nderim të dëshmorëve Gani Morina, Imer Alushani, Ali Zogaj dhe Rrahman Gashi

spot_img
spot_img
spot_img

Në shenjë nderimi dhe përkujtimi të veprës së tyre heroike për lirinë e vendit, sot Komuna e Drenasit ka bërë homazhe pranë varreve dhe lapidarëve të dëshmorëve Gani Morina, Imer Alushani, Ali Zogaj dhe Rrahman Gashi.

Delegacioni i Komunës së Drenasit, i udhëhequr nga kryetari Ramiz Lladrovci, së bashku me nënkryetarin Arben Shala, drejtorë të drejtorive komunale, familjarë të dëshmorëve, bashkëluftëtarë dhe qytetarë, vendosën kurora me lule dhe bënë homazhe në Negroc dhe Llapushnik, duke shprehur mirënjohje të përhershme për sakrificën sublime të dëshmorëve të kombit.

Me këtë rast, u theksua se kujtimi për dëshmorët mbetet obligim i përhershëm institucional dhe qytetar, ndërsa vepra e tyre vazhdon të jetë frymëzim për brezat e sotëm dhe të ardhshëm në ruajtjen e lirisë dhe ndërtimin e shtetit.

Lajmi i fundit
LAJME TJERA