Një aksident komunikacioni ka ndodhur sot në Krivovë, ku një veturë ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur jashtë rrugës.
Sipas informacioneve të para, vetura ka përfunduar jashtë rrugës kryesore për shkaqe që ende mbeten të panjohura. Përveç dëmeve të konsiderueshme materiale në automjet, ende nuk ka një konfirmim zyrtar lidhur me gjendjen shëndetësore të ngasësit apo pasagjerëve.
Ekipt e Policisë kanë arritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po merren me ekzaminimin e rrethanave të aksidentit, si dhe me menaxhimin e trafikut.
Si pasojë e këtij aksidenti dhe bllokimit të daljes nga rruga, në këtë aks rrugor janë krijuar kolona të gjata automjetesh dhe komunikacioni po zhvillohet me vështirësi.






