Ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje veterani i arsimit nga komuna e Drenasit, prof. Mehmet B. Bublaku.
Lajmi për vdekjen e tij ka pikëlluar familjarët, miqtë, kolegët dhe shumë gjenerata nxënësish, të cilët e njohën si një mësimdhënës të përkushtuar dhe një figurë të respektuar në fushën e arsimit.
Sipas njoftimit të familjes, ceremonia e varrimit do të zhvillohet nesër, më 23 korrik 2026, në ora 13:30, në varrezat e fshatit Zabel i Ulët, pranë shkollës.
Prof. Mehmet B. Bublaku do të kujtohet me respekt për kontributin e tij shumëvjeçar në edukimin dhe arsimimin e brezave.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për të.





