spot_img

Komoran: Aksident tragjik, humb jetën një vajzë tre të tjer të lënduar

spot_img
spot_img
spot_img

Një aksident i rëndë trafiku në Komoran ka përfunduar me pasoja tragjike, ku një vajzë ka humbur jetën, ndërsa tre persona të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Aksidenti ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit, në afërsi të nënkalimit për këmbësorë pranë marketit Viva, në zonën e udhëkryqit të vjetër.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor dhe, sipas informacioneve të para, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet kompetente, ndërsa njësia e Hetimeve të Trafikut ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti me pasoja të rënda.

Lajmi i fundit
LAJME TJERA