Ka vdekur veterani i UÇK-së, Ahmet Binak Beqiri.
Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët përmes një njoftimi.
NJOFTIM MORTOR
Me dhimbje të thellë njoftojmë banorët e fshatit, familjarët, miqtë, bashkëluftëtarët dhe të gjithë dashamirët se ka ndërruar jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,
Ahmet Binak Beqiri
Jeta e tij ishte shembull i përkushtimit, dinjitetit dhe dashurisë për familjen, atdheun dhe lirinë. Kujtimi për të do të mbetet i paharruar për familjen, fshatin dhe të gjithë ata që e njohën.
Varrimi i të ndjerit u bë sot, në ora 19:00, në varrezat e lagjes Aruqi, në Aqarevë.





