spot_img

Kushëriri i Rron Gjinovcit i kundërpërgjigjet pas deklaratës se “Kosovën e ka çliruar vetëm NATO”: “Kosovën e çliruan UÇK-ja dhe NATO, shko vizitoji varret e dëshmorëve në Makeremal”

spot_img
spot_img
spot_img

Deklarata e aktivistit dhe përkrahësit të pushtetit, Rron Gjinovci, se “Kosovën e ka çliruar NATO”, pa përmendur kontributin e UÇK-së dhe të dëshmorëve të rënë për liri, ka nxitur reagime.

Ndër reagimet më të ashpra është ai i kushëririt të tij nga fshati i njejtë, Yll Gjinovci, i cili ia kujtoi Rronit se liria e Kosovës është rezultat i luftës së UÇK-së në bashkëveprim me ndërhyrjen e NATO-s.

“Kosovën e ka çliruar UÇK-ja bashkë me NATO-n, shko vizitoji në Makeremal varret e dëshmorëve”, shkroi Yll Gjinovci.

Reagimi vjen pasi Rron Gjinovci publikoi një status ku shkruante: “Na tu jau lshu rrugën se folni budallak, keni nisë me menu që po ju tutët najkush. Veç t’jua rikujtoj edhe niher, Kosovën e ka çliru NATO.”

Kujtojmë se ishte babai i Rron Gjinovcit, pas luftës, i cili e kishte uzurpuar një lokal në emër të UÇK-së në Prishtinë.

Lajmi i fundit
LAJME TJERA