spot_img

Rrahja mes disa personave në sheshin e Skënderajt, policia jep detaje

spot_img
spot_img
spot_img

Një përleshje fizike në mes disa personave raportohet se ka ndodhur mbrëmë në sheshin “Adem Jashri” në Skenderaj.

Bazuar në informatat fillestare, ngjarja sipas policisë ka ndodhur rreth orës 22:00, Policia ne Skenderaj ka pranuar informatën për një rrahje ndërmjet disa personave.

“Njësitet policore kanë reaguar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë shoqëruar tre persona në stacion policor për intervistim. Si pasojë e rastit, një person ka pësuar lëndime trupore”.

Lidhur me rastin janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lajmi i fundit
LAJME TJERA