Boksieri i njohur kosovar, Drilon Rama ka vazhduar me fitore.
Mbrëmë, Rama mposhti boksierin nga Republika e Çekisë, Jan Marsalek.
Pas ndeshjes, ish-fituesi i Big Brother Kosova “VIP”, paralajmëron se në të ardhmen do të ketë një meç për titull.

“Faleminderit të gjithëve që ishit dje dhe më keni përkrah. Faleminderit edhe për krejt urimet dhe mesazhet.
“Kam me u mundu me ju kthy shumicës. Nëse dikujt s’mundem, mos ma merrni për të keq.
“Meç i ardhshëm ka me qenë për titull të parë. Ka me qenë sfida më e madhe dhe e forta deri tani. Mezi po e pres”, u shpreh boksieri kosovar.
Kujtojmë që deri tani, rekordi i Drilon Ramës në boks është 7 meçe, 7 fitore./Indeksonline/





