Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në rrugën Carralevë–Komoran, ku një aksident trafiku ka rezultuar fatal për një 17-vjeçar.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitet e Policisë së Kosovës dhe ekipet e emergjencës, të cilat kanë konstatuar vdekjen e të riut.
Hetimet janë duke vazhduar për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e sakta të aksidentit.





