spot_img

Rast tronditës në Drenicë, 25-vjeçari dyshohet se mori të miturën nga shtëpia dhe e dhunoi në Fushë Kosovë

spot_img
spot_img
spot_img

Një ngjarje tejet e rëndë dhe tronditëse ka ndodhur në rajonin e Drenicës, ku një vajzë e mitur e moshës 15-vjeçare dyshohet se është bërë viktimë e dhunimit seksual nga një 25-vjeçar.

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht detaje rrëqethëse nga ky rast, që nga momenti i denoncimit e deri te vënia në pranga e të dyshuarit.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë bëjnë me dije se i dyshuari për këtë krim të rëndë (i lindur në vitin 2001), ndërsa viktima është e mitura (e lindur në vitin 2010).

Gjithçka dyshohet se ka nisur në orët e hershme të mëngjesit të datës 7 qershor 2026, rreth orës 03:00. I dyshuari kishte shkuar në fshatin e viktimes, nga ku e kishte marrë të miturën gjatë natës.

Sipas dëshmisë së babait të vajzës, i cili ka denoncuar rastin në Polici, 25-vjeçari e ka dërguar vajzën e tij në banesën e vet në Fushë Kosovë.

Aty dyshohet se i dyshuari ka kryer aktin seksual me të miturën, duke konsumuar kështu veprën penale të dhunimit seksual.

Sikur të mos mjaftonte kjo, i dyshuari kishte planifikuar ta takonte dhe ta merrte sërish vajzën 15-vjeçare. Më datë 10 qershor 2026, ai ishte nisur sërish drejt saj, por plani i tij u dështua nga ndërhyrja e shpejtë e autoriteteve policore.

Rreth orës 00:00, njësitë policore kanë ndaluar një veturë civile me targa vendore që po punonte si Taxi. Brenda në taksi ndodhej pikërisht i dyshuari. Ai është prangosur menjëherë nga zyrtarët policorë dhe është shoqëruar në Stacionin Policor në Skenderaj.

Pas arrestimit, Policia ka vënë në lëvizje të gjitha mekanizmat hetimorë. Prindi (ankuesi) dhe vajza e mitur janë udhëzuar të paraqiten në stacionin policor në mëngjes për të dhënë deklaratat e tyre përpara Njësisë së Hetimeve Rajonale.

Prokuroria ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit për 48 orë.

Ky rast është në hetim e sipër. Gazeta Sinjali do të vijojë t’ju mbajë në dijeni me çdo detaj të ri.

Lajmi i fundit
LAJME TJERA