Banorët e fshatit Sankoc kanë reaguar me shqetësim të madh ndaj, siç thonë ata, varrosjes së lopëve të prekura nga sëmundje ngjitëse në afërsi të zonës së banuar.
Sipas banorëve, lokacioni ku po kryhet varrosja ndodhet rreth 200 metra larg shtëpive ku jetojnë familje të shumta, gjë që ka ngritur frikë për rrezikimin e shëndetit publik dhe ndotjen e mjedisit.
Kafshët janë sjellë ende të gjalla në vendin e caktuar dhe më pas janë mbytur para se të varrosen.
“Është e papranueshme që kafshë me sëmundje ngjitëse të varrosen kaq afër shtëpive të banuara. Kërkojmë reagim urgjent nga komuna dhe institucionet kompetente”, kanë deklaruar banorët.
Ata u kanë bërë thirrje autoriteteve lokale dhe institucioneve veterinare që të sqarojnë situatën dhe të marrin masa të menjëhershme për të garantuar sigurinë e banorëve. Nëse pretendimet rezultojnë të sakta, banorët kërkojnë që përgjegjësit të mbajnë përgjegjësi për veprimet e ndërmarra.
B67B42B0-0E5D-4B34-B82A-66442F8AA5F1





