spot_img

Ndahet nga jeta ish-ushtari i UÇK-së, Skender Brahimi nga Luboveci i Skenderajt

spot_img
spot_img
spot_img

Ka ndërruar jetë ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Skender Brahimi, nga fshati Lubovec i Skenderajt.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur familja Brahimi përmes një njoftimi të publikuar në rrjetin social Facebook.

Vdekja e Skender Brahimit ka pikëlluar familjarët, miqtë, bashkëluftëtarët dhe të gjithë ata që e njohën gjatë jetës së tij.

Sipas njoftimit të familjes, ceremonia e varrimit do të mbahet të mërkurën, më 10 qershor, pas namazit të drekës, në ora 13:00, në varrezat e fshatit Lubovec.

Ngushëllime të sinqerta familjes Brahimi, të afërmve dhe të gjithë atyre që e njohën të ndjerin. 🕊️

Lajmi i fundit
LAJME TJERA