spot_img

Tifogrupi “Tigrat e Zi” nga Drenasi shpreh ngushëllime për ndarjen tragjike nga jeta të Jetmir Binakut

spot_img
spot_img
spot_img

Telegram Ngushëllimi për Familjen Binaku

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen tragjike nga jeta Jetmir Binaku të anëtarit të tifogrupit tonë, në Shëngjin, në tokën mëmë shqiptare.

Në këto momente të rënda për familjen Binaku, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta dhe bashkëndjejmë dhimbjen e madhe që ju ka goditur. Humbja e tij është e rëndë jo vetëm për familjen dhe të afërmit, por edhe për gjithë tifogrupin tonë, ku ai ishte pjesë e pandashme.

Do ta kujtojmë gjithmonë për shoqërinë, besnikërinë dhe kontributin e tij në mesin tonë. Kujtimi për të do të mbetet përherë i gjallë në zemrat tona.

Zoti ju dhëntë forcë për ta përballuar këtë dhimbje të madhe, ndërsa të ndjerit i qoftë i lehtë dheu dhe i përjetshëm kujtimi.

Ngushëllimet më të sinqerta,

TIGRAT E ZI – Drenas 🇦🇱

Lajmi i fundit
LAJME TJERA