Me rastin e ditëlindjes së heroit të kombit, Fehmi Lladrovci, profesori Afrim Fejza ka kujtuar me nder dhe krenari figurën e ideologut, inxhinierit, veprimtarit dhe luftëtarit të shquar, emrin e të cilit e mban Shkolla e Mesme Teknike në Drenas.
Në nderim të veprës së Fehmi Lladrovcit, shkolla po vazhdon angazhimin në zhvillimin e arsimit profesional, inovacionit dhe bashkëpunimeve ndërkombëtare përmes projekteve të shumta dhe pjesëmarrjes në aktivitete si “Technofest” në Turqi.
“Heronjtë tanë kanë vetëm ditëlindje”, thuhet në mesazhin përkujtues kushtuar Bacës Fehmi.




