spot_img

Hamza publikon video, tregon 5 zotimet e tij

spot_img
spot_img
spot_img

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka publikuar një video me pesë zotimet e tij për zgjedhjet e 7 qershorit.

Zotimi i parë i Hamzës ka të bëjë me premtimet për çmime e tatime më të ulëta, paga e pensione më të larta dhe mbështetje për bizneset.

“50% më shumë para në xhepin e çdo familjeje kosovare. Më shumë mirëqenie për të gjithë”,premton ai.

Zotimi i dytë lidhet me investimet në energji, infrastrukturë dhe teknologji të reja.

“Që Kosova të prodhojë më shumë, të zhvillohet më shpejt dhe të mbajë ritmin me rajonin dhe botën”, thotë Hamza, duke premtuar investime në këtë fushë.

Zotimi i tretë flet pë shëndetësi cilësore, shërbime më të shpejta dhe të qasshme për çdo qytetar.

“Sigurime shëndetësore, barna falas për sëmundjet kronike dhe trajtim me dinjitet për secilin pacient. Shërimi është e drejtë, jo privilegj”,thotë Hamza.

Ndërsa, zotimi i katërt i Hamzës është arsim konkurrues, aftësi për të ardhmen dhe mundësi për të rinjtë.

“Bursa, aftësi për tregun e punës dhe mbështetje për talentin e secilit të ri në Kosovë”, premton Hamza.

Dhe zotimi i fundit, i pesti me radhë, ka të bëjë me drejtësinë e pavarur, të paanshme dhe efikase.

“Zbatim i plotë i ligjit për të gjithë. Drejtësi që nuk vonon!”, premton Hamza.

Lajmi i fundit
LAJME TJERA