spot_img

Fitore Pacolli ofendoi Skenderajn, reagon Çitaku: Lëreni Drenicën rehat, përgjigjuni dështimeve

spot_img
spot_img
spot_img

Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj deklaratës së ministres në detyrë të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, e cila një ditë më parë deklaroi në “Sateliti” se “Nëse kanë ardhë këtu me mentalitetin e Skenderajt, çka s’pritet prej tyne”.

Përmes një postimi në Facebook, Çitaku e ka konsideruar deklaratën si të papranueshme për një përfaqësuese të institucioneve, duke thënë se një ministre e Republikës duhet t’u shërbejë të gjithë qytetarëve pa dallim.

“Zonjë, lëre Drenicën rehat. Për gjashtë vjet me radhë e keni lënë pa mbështetje, pa investime dhe pa projekte zhvillimore. Tash, pasi e keni penalizuar financiarisht, po mundoheni ta anatemoni edhe politikisht. Nuk do t’ia dilni”, ka shkruar Çitaku, transmeton Klankosova.tv.

Ajo ka mbrojtur rajonin e Drenicës, duke thënë se ky rajon “ka dhënë më shumë për këtë vend sesa shumë prej nesh do të mund të japim ndonjëherë”, teksa ka akuzuar pushtetin se po tenton të shmangë përgjegjësinë për dështimet përmes sulmeve ndaj një rajoni të tërë.

“Drenica nuk ka nevojë për leksione nga ju. Drenica ka dhënë më shumë për këtë vend sesa shumë prej nesh do të mund të japim ndonjëherë. Por e kuptoj pse po e bëni këtë. Sepse është më e lehtë të sulmosh një rajon të tërë sesa të përgjigjesh për dështimet e tua. Përgjigjuni qytetarëve: Sa qytetarë janë larguar nga Kosova gjatë qeverisjes suaj gjashtëvjeçare?Cilin projekt kapital mund ta përmendni që e keni nisur dhe përfunduar? Sa janë rritur çmimet gjatë këtyre viteve? Çfarë masash konkrete keni marrë për ta frenuar inflacionin? Sa energji elektrike keni importuar dhe sa u ka kushtuar qytetarëve? Çfarë keni bërë që të rinjtë ta shohin të ardhmen e tyre në Kosovë dhe jo në migrim? Këto janë pyetjet që presin përgjigje”. “Jo sulmet ndaj Drenicës. Jo paragjykimet ndaj Skenderajt. Jo përpjekjet e neveritshme për t’i përçarë qytetarët e Kosovës”, shkroi Çitaku.

Lajmi i fundit
LAJME TJERA