Liman Gjoka, i cili humbi jetën dje në një aksident trafiku, do të varroset sot në fshatin Tërstenik.
Lajmin e ka bërë të ditur familja Gjoka përmes një njoftimi mortor, ku thuhet se ceremonia e varrimit do të mbahet sot në ora 17:00, në varrezat e lagjes Gjoka në Tërstenik.
“Me dhimbje të thellë dhe zemër të thyer, njoftojmë familjarët, miqtë, shokët dhe dashamirët se varrimi i më të dashurit tonë, Liman Gjoka, bëhet sot në ora 17:00”, thuhet në njoftimin e familjes.
Vdekja e tij ka tronditur familjarët, miqtë dhe banorët e zonës.





