spot_img

Skandaloze: Ministria e Brendshme publikon hartë pa Kosovën e pavarur

spot_img
spot_img
spot_img

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka publikuar së fundmi një kampanjë, përmes së cilës fton qytetarët e diasporës të informohen lidhur me ligjin e ri për shtetësinë.

Megjithatë, në këtë kampanjë, MPB-ja duket se nuk ka treguar kujdes të mjaftueshëm, pasi ka bërë një lëshim të rëndë. Në hartën ku paraqiten disa shtete të Evropës, Kosova figuron si pjesë e Serbisë, së bashku me Malin e Zi, raporton Zeri.info.

Image

Ky gabim pritet tw nxis reagime dhe kritika, duke pasur parasysh ndjeshmërinë që lidhet me paraqitjen shtetërore të Kosovës në dokumente dhe materiale zyrtare të institucioneve vendore. Ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për një neglizhencë teknike apo për përdorimin e një harte të vjetruar nga ana e MPB-së./Zëri

Lajmi i fundit
LAJME TJERA