Një rast i rëndë dhune mes disa vajzave të një shkolle të mesme ka ndodhur në rrethana shqetësuese, ku një nxënëse e mitur dyshohet se është sulmuar dhe lënduar rëndë nga një grup bashkëmoshataresh, mëson Sinjali.
Siç mësohet, ngjarja ka ndodhur pasi viktima është marrë me forcë nga disa vajza dhe është dërguar në një shtëpi të pabanuar në Malishevë, ku dyshohet se është ushtruar dhunë fizike ndaj saj me qëllim intimidimi dhe detyrimi për të mos raportuar rastin.
Nga viktima është kërkuar që të kërkojë falje dhe të mos flasë për ngjarjen me persona të tjerë, ndërsa gjatë përleshjes ajo ka pësuar lëndime trupore dhe gjendja e saj është cilësuar serioze.
Në një video që është siguruar nga Sinjali, shihet momenti i incidentit në shkallë, ku njëra nga vajzat e përfshira dyshohet se e shtyn viktimën nga një lartësi, duke bërë që ajo të rrëzohet në tokë dhe të pësojë lëndime.
Video:
https://www.facebook.com/share/r/19xm6B87MV/?mibextid=wwXIfr




