Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në fshatin Korroticë e Epërme te “Kroni i Mbretit”.
Sipas informacioneve të para, në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipet emergjente. Ende nuk dihet numri i saktë i të lënduarve apo gjendja e tyre shëndetësore.
Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat që çuan deri te aksidenti, ndërsa qarkullimi në këtë segment rrugor është vështirësuar përkohësisht.
Më shumë detaje priten në vazhdim.





