spot_img

“BMW”-ja më ndoqi nga fshati deri në Komoran, më gjuajti të më vras, 19-vjeçari denoncon tentim vrasje, alarmon policinë

spot_img
spot_img
spot_img

Një rast i rëndë i tentim-vrasjes është raportuar pak pas mesnatës në Komoran të Drenasit, ku një 19-vjeçar pretendon se është ndjekur me veturë dhe më pas është sulmuar me armë zjarri e shufër metalike, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në orët e para të 21 majit 2026, kur viktima kishte dalë nga shtëpia e tij dhe kishte marrë rrugën në drejtim të Komoranit.

Sipas deklarimit të viktimës, vetëm pak metra pasi ishte nisur, kishte vërejtur një BMW të zezë të parkuar buzë rrugës, e cila menjëherë kishte nisur ta ndjekë nga prapa.

I dyshuari, sipas tij, e kishte përcjellë deri në Komoran, çka e kishte bërë të dyshonte se po vëzhgohej. Për ta testuar situatën, ai kishte devijuar qëllimisht rrugën, me shpresën që vetura t’i largohej, por ndodhi e kundërta.

Kur kishte arritur në rrugën “Imer Alushani”, viktima ka deklaruar se BMW-ja ishte ndalur në mes të rrugës dhe nga ajo kishin dalë dy persona, njëri kishte nxjerrë armën dhe kishte shtënë dy herë në drejtim të Audit, ndërsa tjetri kishte goditur veturën me shufër metalike mbi kapakun e motorit.

Për fat, 19-vjeçari nuk ka pësuar lëndime trupore, por automjeti ka marrë dëmtime.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet relevante të Policisë në Drenas, ndërsa më vonë janë përfshirë edhe Hetimet Rajonale, të cilat po merren intensivisht me rastin.

Rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”.

Lajmi i fundit
LAJME TJERA