spot_img

Filloreta Bujupi kandidon për deputete nga lista e Vetëvendosjes

spot_img
spot_img
spot_img

Filloreta Bujupi nga fshati Arllat i Drenasit ka bërë të ditur se do të kandidojë për deputete në zgjedhjet qendrore të 7 qershorit në kuadër të listës së Lëvizjes Vetëvendosje.

Ajo ka njoftuar se në listën e këtij subjekti politik do të garojë me numrin 101, duke e cilësuar kandidaturën si nder dhe përgjegjësi.

“Në zgjedhjet qendrore të 7 qershorit do të jem pjesë e listës fituese të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, me numër 101”, ka shkruar Bujupi.

Ajo ka ftuar familjarët, miqtë dhe qytetarët që ta mbështesin Lëvizjen Vetëvendosje dhe listën e udhëhequr nga Albin Kurti, për të vazhduar, siç ka thënë, “qëndrimet e palëkundura dhe punët e mira”.

Lajmi i fundit
LAJME TJERA