spot_img

Sami Lushtaku bën homazhe në Izbicë për dëshmorët e rënë më 10 maj 1999

spot_img
spot_img
spot_img

Sami Lushtaku ka bërë homazhe në Izbicë pranë varreve të dëshmorëve Afrim Behrami, Xhevdet Dobrani dhe Ismet Osmani, të cilët ranë heroikisht më 10 maj 1999 në shërbim të lirisë së Kosovës.

Ai tha se sakrifica e dëshmorëve mbetet pjesë e historisë më të lavdishme të vendit dhe amanet që liria, shteti dhe dinjiteti të ruhen gjithmonë. Sipas tij, emrat dhe vepra e tyre do të jetojnë përherë në kujtesën dhe krenarinë e popullit shqiptar.

“Lavdi e përjetshme gjithë dëshmorëve të kombit”, ka shkruar Lushtaku.

Lajmi i fundit
LAJME TJERA