Një akt human dhe shumë domethënës është realizuar sot në Klinikën e Onkologjisë, falë angazhimit të infermieres nga Drenasi, Dorentina Zogu, e cila arriti të sigurojë mbështetje dhe donacion për stafin e klinikës dhe pacientët.
Me iniciativën e saj, Fondacioni Golden Eagle, i udhëhequr nga Shaqir Palushi, dhuroi uniforma dhe mjete të tjera të nevojshme për Klinikën e Onkologjisë, duke kontribuar në përmirësimin e kushteve të punës për infermierët dhe stafin shëndetësor.
Dorentina Zogu u shpreh se ky gjest nuk është vetëm një donacion material, por një mbështetje morale dhe humane për të gjithë ata që çdo ditë përballen me sfidat e trajtimit të pacientëve onkologjikë.
Në pritjen e donacionit morën pjesë edhe drejtues të klinikës dhe stafi shëndetësor, të cilët falënderuan donatorët për përkrahjen dhe solidaritetin e treguar ndaj Klinikës së Onkologjisë.
Ky veprim u vlerësua si një shembull i bashkëpunimit mes profesionistëve shëndetësorë dhe komunitetit, me qëllim ofrimin e kujdesit më dinjitoz për pacientët.





