Një person është arrestuar në Drenas pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një tjetër pas një mosmarrëveshjeje.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 4 maj 2026 rreth orës 16:45.
I dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës, po ashtu mashkull kosovar.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.




