spot_img

Sami Lushtaku kujton Ilaz Kodrën: Personifikim i patriotit të vërtetë dhe luftëtar i lirisë

spot_img
spot_img
spot_img

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka kujtuar heroin e kombit Ilaz Kodra në përvjetorin e rënies së tij, duke e cilësuar si një nga figurat më të shquara të luftës për liri.

Lushtaku theksoi se Ilaz Kodra ishte “personifikimi i patriotit të vërtetë, burrit të fjalës dhe njeriut që jetën ia fali atdheut”, duke kujtuar se ata ishin rritur bashkë në Prekaz, në vendin që nxori shumë luftëtarë të UÇK-së, në krye me Komandantin Legjendar Adem Jashari.

Sipas tij, Ilaz Kodra ishte pjesë e grupit të parë të Jasharajve dhe ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke luajtur rol të rëndësishëm në organizimin dhe forcimin e saj.

“Kulla e Ilazit ishte strehë e luftëtarëve të parë, vatër besimi dhe qëndrese ku u mboll ideali i çlirimit”, ka theksuar Lushtaku.

Ai ka rikujtuar edhe periudhën pas rënies së Komandantit Fehmi Lladrovci, kur Ilaz Kodra mori drejtimin e Brigadës 114 në Drenicë, duke vazhduar luftën me vendosmëri.

Lushtaku ka nënvizuar se Kodra nuk u ndal asnjëherë, pasi amaneti i tij ishte liria e Kosovës.

Ilaz Kodra ra më 30 prill 1999 në Vërbofc, duke lënë pas një trashëgimi të fuqishme të sakrificës dhe përkushtimit për atdheun.

“Lavdi e përjetshme heroit të kombit, Ilaz Kodra!”, ka përfunduar Lushtaku.

Lajmi i fundit
LAJME TJERA