Sot në fshatin Gllanasellë të Drenasit i jepet lamtumira e fundit Sejdi Topillës, i cili ndërroi jetë duke lënë pas dhimbje të madhe te familjarët, miqtë dhe bashkëluftëtarët.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, më 25 prill 2026, në ora 13:00, në vendlindjen e tij, Gllanasellë.
Sejdi Topilla vinte nga një familje e madhe patriotike, me kontribut të çmuar për vendin. Ai ishte nip i heroit Shaban Polluzha, djali i dëshmorit Tahir Topilla dhe invalid i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Përveç kontributit atdhetar, i ndjeri ishte i njohur edhe si profesionist në fushën e stomatologjisë, duke shërbyer si dentist për shumë qytetarë ndër vite.
Ndarja e tij nga jeta ka prekur familjen Topilla, miqtë dhe gjithë ata që e njohën nga afër.





