Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale të Arsimit, organizoi manifestimin tradicional letrar “Sofra Poetike Ymer Elshani 2026”.
Ky aktivitet mblodhi poetë, shkrimtarë, krijues të rinj dhe dashamirë të fjalës artistike, duke sjellë një atmosferë të pasur kulturore dhe artistike.
Në fjalën e tij, Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Alban Zogaj, theksoi se poezia është zëri i shpirtit dhe një forcë që bashkon njerëzit, ndërsa vlerësoi këtë Sofër Poetike si një bashkim të traditës dhe artit, që prej vitit 1994 vazhdon të ruajë dhe promovojë vlerat kulturore.
Në kuadër të manifestimit u lexuan poezi nga autorë të ndryshëm, si dhe u shpallën fituesit në kategoritë përkatëse:
Kategoria e krijuesve të rinj:
Vendi i tretë: “Atdheu im” – Blerand Ismaili
Vendi i dytë: “Shkrimet e Poetit” – Mirela Bajrami
Vendi i parë: “Pranverë kujtimesh” – Melisa Isufi
Kategoria e shkrimtarëve:
Vendi i tretë: “Gënjeshtra ka vetëm një emër” (Shifra Bleta)
Vendi i dytë: “Legjendë e gjallë” (Shifra 98)
Vendi i parë: “Këpucët e tua” (Shifra Peceli)
Çmimi special “Sofra Poetike” iu nda poezisë:
“Kishin pas lidhë besë me lirinë” (Shifra Shoqja e lirisë)
Komuna e Drenasit falënderon të gjithë pjesëmarrësit, jurinë, poetët dhe organizatorët për kontributin në këtë ngjarje të rëndësishme kulturore, duke rikonfirmuar përkushtimin për zhvillimin e artit dhe kulturës në komunë.






