Një person i kërkuar nga drejtësia është arrestuar në orët e para të mëngjesit në bazë të një urdhërese aktive.
Gazeta Sinjali mëson se bëhet fjalë për M.H, 31-vjeç nga Drenasi, i cili është ndaluar më 8 prill 2026, rreth orës 00:05, nga patrulla e Stacionit Policor Jugu në Prishtinë.
Sipas burimeve të Sinjalit, ndaj tij ishte lëshuar urdhëresë e plotfuqishme për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, për të cilën është dënuar me 40 ditë burgim.
Pas ndalimit, i njëjti është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, ku do të vuajë dënimin.
Sinjali do të raportojë për çdo zhvillim të mëtejmë.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.





