Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja lidhur me shpërthimin e ndodhur në fshatin Aqarevë të Skenderajt, më 5 prill 2026 rreth orës 15:00.
Sipas policisë, rasti është cilësuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ku i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se kishte ndezur një zjarr, si pasojë e të cilit kanë shpërthyer dy bombola gazi.
Nga shpërthimi, lëndime trupore ka pësuar një i mitur 13-vjeçar, i cili është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Pas marrjes së ndihmës mjekësore, ai është liruar për në shtëpi.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të të dyshuarit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.





