Një person është arrestuar të hënën rreth orës 21:00 nga Policia e Kosovës në Drenas, pasi dyshohet se, pas një mosmarrëveshjeje, ka sulmuar anëtarët e familjes së tij.
Sipas informacioneve fillestare, si i dyshuari ashtu edhe viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor.
Me vendim të prokurorit kompetent, pas inicimit të rastit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme hetimore.




