spot_img

Agjenda legjislative, Rrahmani thotë se prioritet i qeverisë është ‘martesa burrë me burrë dhe grua me grua

spot_img
spot_img
spot_img

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga grupi parlamentar i PDK-së, Eman Rrahmani, ka thënë se sapo ka pranuar agjendës legjislative nga Qeveria e Kosovës, dhe aty përfshihet Projektkodi Civil dhe do të sillet në votim më 30 tetor të këtij viti.

Rrahmani ka shkruar në “Facebook” se prioritet i kësaj qeverie është “martesa burrë me burrë, dhe grua me grua.”

Postimi i plotë dhe pa ndërhyrje:

Si deputetë, sot kemi pranuar Agjendën Legjislative nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Këto janë prioritetet e Qeverisë Kurti III për vitin 2026:
1. Projekt Kodi Civil i Republikës së Kosovës, ku parashihet martesa burrë me burrë dhe grua me grua, pritet të vijë në Kuvend për votim më 30.10.2026.
2. Projektligji për Gjendjen Civile, ku parashihet ndryshimi i gjinisë çdo 10 vjet – pra 10 vjet bëhesh grua, 10 vjet bëhesh burrë dhe kështu me radhë – pritet të vijë në Kuvend për votim më 30.06.2026.
3. Projektligji për Shëndet Riprodhues dhe Fertilizim të Asistuar Mjekësor, ku parashihet që gratë të lindin pa burra dhe këtyre fëmijëve t’u ndalohet të dinë kë e kanë baba, pritet të vijë në Kuvend për votim më 01.10.2026.
Këto janë ligjet që ua kthyem mbrapsht në legjislaturën e kaluar
Sot, po rikthehen sërish në agjendën legjislative të vitit 2026.
Pra, prioritet kryesor i Qeverisë Kurti III për vitin 2026 janë pikërisht ligjet që u kundërshtuan më parë dhe që nuk kaluan në Kuvend.

Lajmi i fundit
LAJME TJERA