spot_img

Ofendime ndaj Haxhi Krasniqit,“Ja qite faqen e zezë Kosovës”

spot_img

Në ndeshjen e natës së djeshme Haxhi Krasniqi shënoi fitore pas nëntë rundeve ndaj Nadjib Muhammed, pasi gjyqtari e diskualifikoi këtë të fundit për shkak të goditjeve të palejuara që jepte.

Deri në momentin kur bokseri algjerian u diskualifikua, Krasniqi nuk po arrinte asesi të depërtonte që t’i arrinte pikët e fitorës.

Pas përfundimit të duelit, ku Krasniqi u shpall fitues, ai tha se emocionet e mëdha e mposhtën duke shtuar dhe se “Sot nuk ishte nata ime, shiu më demoralizoi pak”.

Ai reagoi edhe në llogarinë e tij në Instagram, ku shpehu edhe një herë falënderimet e tij.

“Falemnderit populli im, falemnderit Prishtinë, falemnderit Kosovë, për gjithë këtë përkrahje tuajën.Jam shumë i emocionuar dhe i gëzuar, fillimisht nga realizimi i ëndrrës sime për të boksuar para jush, e edhe më me fitoren e sontme timen dhe tuajën gjithashtu.Falenderoj çdo ekip e person të angazhuar në këtë mega projekt timin.I juaji, Robin Krasniqi”, tha Krasniqi.

Por, pjesa më e madhe e qyetarëve të vendit që e përcollën meçin nuk u pajtuan aspak me këtë fitore të cilën po e shohin të pamerituar, e edhe si njollë në karrierën e njërit prej bokserëve më të suksesshëm shqiptar.

Lexo edhe:  “Faleminderit Albion”, Ballkani me shkrim emocionues njofton për largimin e ‘Lewandowskit’
- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x