spot_img

Dy mandate premtime, asnjë realizim: Rruga “Alush Zariqi” në Baicë ende mbetet e paasfaltuar

spot_img
spot_img
spot_img

Banorët e rrugës “Alush Zariqi” në fshatin Baicë të Drenasit ndihen të harruar nga institucionet komunale. Për dy mandate me radhë, atyre iu premtua se rruga do të asfaltohej, mirëpo ky projekt nuk është realizuar as sot e kësaj dite.

Sipas banorëve, para katër viteve, pak para zgjedhjeve të fundit, në rrugë u vendos vetëm zhavorr, i cili tashmë është dëmtuar dhe ka krijuar vështirësi për qarkullim. Disa familje që jetojnë aty po përballen çdo ditë me probleme, sidomos gjatë shirave dhe dimrit, kur rruga bëhet pothuajse e pakalueshme.

 

“Jemi lënë pas dore. Premtimet kanë qenë të shumta, por asgjë nuk është realizuar. Ne kemi të drejtë të kemi infrastrukturë sikurse të gjithë qytetarët e tjerë,” thonë banorët e kësaj rruge.

Ata kërkojnë që Komuna e Drenasit ta përfshijë këtë projekt në planin e investimeve të ardhshme, duke mos lejuar që fjalët e dhëna të mbeten thjesht premtime zgjedhore.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA