Qëndrimet kontradiktore të politikanëve kosovar ndër vite janë shumë të shpeshta varësisht se si ndryshojnë situatat politike, shkruan Veriu.info.
Pikërisht sot Lumir Abdixhiku, kryetari i tanishëm i LDK-së tha se “Rama është çdoherë i mirë se ardhur në Kosovë”, pasi që kryeministri Kurti refuzoi takim me Ramën.
Por në vitin 2015 Abdixhiku kishte një qëndrim krejtësisht ndryshe sa i përket kryeministrit Rama, duke i bërë me dije se Rama nuk ka kredibilitet e as autorizim të flasë për Kosovën.
- Advertisement -