Po bëhet gati një javë nga vrasja tragjike e 42-vjeçarit Ismet Ibishi që tronditi Skenderajn.
Ngjarja ka tronditur familjarët dhe komunitetin, ndërsa vëllai i viktimës, Fatos Ibishi, ka dhënë një rrëfim për IndeksOnline, duke zbuluar detaje të reja për momentet e fundit të Ismetit dhe kërkesën e fundit të dorasit para aktit fatal.
“Dorasi, para se ta vriste, i kërkoi vëllait tim të zhvishej. Ai nuk pranoi, dhe pastaj filloi ta ofendonte, ta shante… As shkijet nuk do ta bënin një gjë të tillë. Kanë dashur ta çnjerëzojnë.” – ka thënë ai.
Fatosi shpreh dhimbjen për humbjen e vëllait nga dikush që e konsideronte si familjar të afërt:
“Jemi ushqyer në një sofër. Madje atë që ma vrau vëllain, e kam thirrur ‘babush’.”
Ai gjithashtu mohon që familja e tij të ketë pasur ndonjëherë probleme me familjen e dorasit./Indeksonline