Toger Driton ISUFI ka përfunduar me suksese të larta Kursin Bazik të Logjistikës në Army Sustainment University të ShBA-së, duke u shpërblyer me çmimin i Diplomuar Nderi “Honor Graduate” në listën e më të mirëve.
Toger ISUFI, gjatë këtij kursi ka treguar performancë të lartë duke e prezentuar denjësisht Forcën e Sigurisë së Kosovës në mesin e oficerëve pjesëmarrës nga shtete të ndryshme të botës.
- Advertisement -