Gjatë një takimi në Malishevë, Adnan Thaqi theksoi se ky vend është dëshmi e qëndrueshmërisë dhe besimit të palëkundur në vizionin e PDK-së. Ai nënvizoi se Partia Demokratike e Kosovës nuk thyhet, nuk dorëzohet dhe mbetet shtyllë e fuqishme në përpjekjet për një Kosovë më të mirë.
“Malisheva është simboli i qëndrueshmërisë dhe i besimit në vizionin e liderëve tanë historikë dhe atë që sot përfaqësojmë për një të ardhme më të ndritur,” tha Thaqi.
Me përkrahjen e Malishevës dhe gjithë Kosovës, PDK është e vendosur ta udhëheqë vendin drejt zhvillimit ekonomik, mirëqenies sociale dhe mundësive për çdo qytetar.
#PDK131 ✅
#BedriHamza1 ✅
#AdnanThaqi82 ✅
- Advertisement -