Petrit Hajdari ka zhvilluar një takim me ushtarët e Batalionit II “Ruzhdi Salihu”, komandant Luanin dhe bashkëluftëtarët e tij. Ai e vlerësoi këtë takim si një moment të veçantë për të kujtuar dhe nderuar rrënjët e forta të kombit.
“Vendi që i di rrënjët e veta e ka të sigurt të ardhmen. E rrënjët nuk na i ka forcuar askush më shumë se këta burra që trupin e shpirtin e kanë vënë në shërbim të atdheut,” tha Hajdari, duke shprehur respektin e tij të thellë për sakrificat e veteranëve.
Hajdari theksoi rëndësinë e mbështetjes së tyre dhe nënvizoi emocionet e forta që ka përjetuar nga ngrohtësia dhe masiviteti i mikpritjes së tyre. “Jo vetëm që ndihem i nderuar, por borxhli tërë jetën,” shtoi ai.
Me besim të plotë në potencialin e Kosovës, Hajdari përsëriti mesazhin: “Kosova mundet ma mirë! Ju meritoni ma mirë!”
#PDK131 ✅
#BedriHamzaKryeministër01 ✅
#MemliKrasniqi02 ✅
#PetritEHajdari51 ✅