spot_img

Shala takon ish-bashkëluftëtarët në Drenas: Programi i PDK-së parasheh 50% rritje të pensioneve për kategoritë e luftës

spot_img
spot_img
spot_img

Kandidati i PDK-së për deputet, Ferat Shala, është takuar sot me përfaqësuesit e katalogëve të dala nga lufta e UÇK-së në Komunën e Drenasit.

Para bashkëluftëtareve të tij, ai ka prezantuar programin e PDK-së, i cili parasheh mbështetje të fuqishme për këto kategori.

Në profilin e tij në “Facebook”, Shala ka shkruar se me PDK-në në pushtet pensionet e këtyre kategorive do të rriten 50 për qind.

“Për veteranët dhe të gjitha kategoritë e tjera të luftës do të ketë rritje të mbështetjes shtetërore deri në 50%. Kjo do të bëhet me programin tonë për një Kosovë më të mirë. Me kryetarin Enver Hajdari, dhe bashkëluftëtarë tjerë, diskutuam edhe për shumë ide e plane që veteranët të vazhdojnë kontributin e tyre. Një aspekt tjetër i rëndësishëm në programin tonë është se do të hiqet pengesa ligjore, dhe kështu veteranët do të gëzojnë pensionin, por edhe të drejtën për punë aktive. Bashkë për një Kosovë më të mirë!”, ka shkruar Shala.

 

Lajmi i fundit
LAJME TJERA