Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ferat Shala ka zhvilluar një takim me qytetarët e fshatrave Zabeli i Ulët dhe Korretica e Ulët ku ka marrë një mbështetje të madhe.
Ai ka thënë që kjo anë gjithmonë e ka mbështet dhe kjo u dëshmua edhe këtë herë duke iu premtuar se do të vazhdojë t’i përfaqësojë denjësisht në Kuvendin e Kosovës.
“Zabeli i Ulët dhe Korretica e Ulët, na dhanë mbështetje si çdo herë. Prandaj, do të vazhdoj t’i përfaqësoj denjësisht në Kuvendin e Kosovës. Faleminderit Zabelit dhe Korreticës!”, ka shkuar Shala.




