spot_img
spot_img

Kosova me një doktor të ri të shkencave mjekësore: Prof. Dr. Drilon Zekaj!

spot_img
spot_img
spot_img

Sot është një ditë e veçantë për Kosovën dhe për komunitetin shkencor në vend, pasi Drenica i shton listës së saj një tjetër emër të shquar, Prof. Dr. Drilon Zekaj, i cili ka përfunduar me sukses mbrojtjen publike të doktoraturës në shkencat mjekësore.

Në një rrugëtim të gjatë të mbushur me punë të palodhur, përkushtim dhe pasion, Prof. Dr. Zekaj ka arritur një prej synimeve të tij më të mëdha, duke kontribuar në përparimin e shkencës dhe shëndetësisë. Me krenari dhe emocione, ai ndau lajmin e përfundimit të doktoraturës, duke theksuar rëndësinë e besimit dhe këmbënguljes për të realizuar ëndrrat.

“Ky moment është një dëshmi se çdo ëndërr e madhe kërkon kohë, përpjekje dhe mbështetje, por gjithashtu tregon se me punë të pandërprerë dhe dashuri për atë që bën, gjithçka është e mundur,” u shpreh ai.

Prof. Dr. Drilon Zekaj, oftalmolog i njohur, tashmë jo vetëm që i shton vlerë profesionit të tij, por edhe ofron një model frymëzimi për brezat e rinj të Kosovës që synojnë përsosmëri në arsim dhe shkencë.

Urime të përzemërta për këtë arritje të madhe!

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA