Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu ka zhvilluar sot një sërë takimesh me qytetarët e Bubavecit, Lokocit e Kopiliqit, ku nga ta morri një mbështetje të madhe.
Ai ka thënë se kjo mbështetje është një fuqi dhe kurajo për të që të vazhdojë edhe më fuqishëm punën dhe angazhimin për vendin tonë.
“Në Klinë, Bubavec, Likovc dhe Kopiliq sot prezantuam programin qeverisës të PDK-së dhe kryeministrit të ardhshëm Bedri Hamza.
Mbështetja e qytetarëve është shpresë dhe besim se fitorja e PDK-së do të jetë e fuqishme.
Krahas mbështetjes së PDK-së, po marrë mbështetje edhe unë, për punën dhe angazhimin tim ndër vite. Ky besim po me jep edhe më shumë fuqi dhe kurajo për të qenë zëri i tyre i fuqishëm në Kuvend.
#PDK131
#BedriHamza1
#BekimHaxhiuKamishi109
#mamirë”, ka shkruar Haxhiu.