Aurora Berisha, kandidate për deputete në listën e PDK-së, vitin e ri e ka filluar me takim të ngrohtë në familjen Prenku në Obiliq.
“Kjo komunë është zemra e energjisë së Kosovës, por, për fat të keq, shumë prej tyre jetojnë në errësirë e në sëmundje”, ka shkruar Berisha.
Sipas saj, kjo jo për shkak të mungesës së rrymës, por për shkak të mungesës së kujdesit dhe përkushtimit nga ata që kanë pasur pushtetin këtu për një dekadë.
Postimi i plotë:
Vitin e ri e fillova me një takim të ngrohtë në familjen Prenku në Obiliq. Kjo komunë është zemra e energjisë së Kosovës, por, për fat të keq, shumë prej tyre jetojnë në errësirë e në sëmundje.
Kjo jo për shkak të mungesës së rrymës, por për shkak të mungesës së kujdesit dhe përkushtimit nga ata që kanë pasur pushtetin këtu për një dekadë.
Qytetarët e Obiliqit meritojnë më shumë. U zotova se do të jem zë edhe i Obiliqit në Kuvendin e Kosovës.
Kosova mundet ma mirë!
#68




